Ora News – “Shqipëria e vetmja në botë që detyron mediat private për shërbime falas”
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e Mediave Elektronike ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për transmetimin e reklamave falas nga ana e televizioneve për partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare, duke theksuar se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që detyron mediat private të ofrojnë shërbime falas.
Sipas Shoqatës, ligji i miratuar është dhunim i hapur i pronës private dhe shkelje flagrante e lirisë së medias. Shoqata u bën thirrje mediave që të mos e njohin këtë ligj
Deklarata e plotë:
Me forcën e kartonëve, dje, partitë e mazhorancës se re, kane miratuar ne parlament nje amendim te ligjit per partite politike i cili i detyron radiotelevizionet private te transmetojnë falas reklamat e partive politike gjate fushatës elektorale. Ky ligj eshte miratuar ne shkelje flagrante te Kushtetutës e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private ne Shqipëri. Gjithashtu bie ndesh hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili ka percaktime te tjera per reklamat ne fushatën zgjedhore. Ky ligj, eshte rasti i vetëm ne bote qe u jep te drejte partive politike te detyrojnë mediat e lira dhe private t?u bejnë shërbim falas.
Shoqata jone, e konsideron dhunim te hapur te prones private dhe shkelje flagrante te lirise se mediave ne Shqiperi. Ky akt banditesk, eshte nje grabitje me ligj e financave te radiotelevizioneve private ne interes te ngushte te partive politike.
Shoqata jone, u ben thirrje te gjithe radiotelevizioneve ne Shqiperi, te mos e njohin kete ligj grabitqar, te hartuar dhe miratuar ne kundershtim flagrant brenda nje mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare per hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u degjuar me pare aktoret e interesit dhe ne fshehtesi te plote edhe te vete deputeteve te cileve u eshte vene ne tavoline vetem pak minuta para votimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-i-vetmi-vend-ne-bote-qe-detyron-mediat-te-bejne-sherbime-falas/
Recommended