Ora News – Ende ka shpresë, Ambasadori austriak: Marrëveshja politike e arritshme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkombëtarët ende kanë shpresë për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike në Shqipëri. Ai që e shprehu këtë ishte Ambasadori Austrisë, Johan Sattler, në prezantimin e projektit për zhvillimin rajonal. Zvicra dhe Austria do të financojnë 3 mln euro në zonat e neglizhuara.
Ndërkombëtarët ende kanë shpresa për një arritjen e një marrëveshjeje mes palëve politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ishte Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler, që u shpreh shpresëplotë gjatë prezantimit të projektit të ri të financimit për zhvillimin rajonal.
Johan Sattler: Sot është një ditë shpresëplotë për Shqipërinë, si fillim ende mbajmë shpresë që të arrihet një marrëveshje në sferën politike, në lidhje me zgjedhjet. Do të ishte mire për Shqipërinë sikur të kemi një marrëveshje mes palëve.
Tre milion euro për tre vite është financimi që vjen Zvicra dhe Austria me qëllimin balancimi social ekonomik, lehtësimi i pabarazive dhe investime në zonat më të neglizhuara.
Ambasadori zvicerian, Christoph Graf, theksoi se fokusi i zhvillimit të deritanishën ka qenë Tirana dhe Durrësi, duke harruar zona të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ende-ka-shprese-ambasadori-austriak-marreveshja-politike-e-arritshme/

Recommended