Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në Njësinë 4

  • 7 years ago
Veliaj: ?Krahas legalizimit, vijojmë edhe me urbanizimin; Kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm për Tiranën?

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për 10 mijë banorët e Njësisë nr. 4 në Tiranë do të marrin fund shumë shpejt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Blerina Gjylameti dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në ?Myslym Keta?.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se krahas procesit të legalizimeve, një vëmendje e posaçme po i kushtohet edhe urbanizimit të këtyre zonave në periferi të kryeqytetit, për t?u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese. ?Kemi ecur shumë mirë me legalizimet, por legalizime pa urbanizim nuk ka kuprim. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim, që me mbarimin e legalizimit të vijojmë me urbanizimin. Urbanizimi numër një është uji i pijshëm. Pa ujë të pijshëm, pa higjienë, nuk mund të kemi urbanizim. Ndaj më vjen mirë që me këtë invesim në këtë zonë po bëjmë revolucion?, tha Veliaj.

Rrjeti i ri i ujësjellësit do t?i shërbejë një popullsie prej 10 mijë banorësh, e cila sipas ekspertëve mendohet të rritet në 18 mijë. Veliaj theksoi se tashmë investimet e Bashkisë së Tiranës bëhen me kapacitete më të mëdha për të plotësuar nevojat në të ardhmen. ?Po bëjmë investime sikur zona të kishte 18 mijë banorë. Koha e ?arnimeve?, ku mezi kapim rritjen demografike për çerdhe, kopshte e shkolla, në ujësjellës-kanalizime ka marrë fund. Sot, jo vetëm investojmë për të mbuluar kapacitetet që nevojiten, por investojmë edhe për kapacitete më të larta, për një Tiranë që do të vijojë të rritet. Me ritmet e rritjes aktuale është mëse e nevojshme që kapacitetet e investimeve të reja të parashikojnë edhe të ardhmen afatshkurtër e afatmesme të qytetit të Tiranës?, tha ai.

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm, duke shmangur rastet e abuzimit me të. ?Meqenëse po afron stina e verës, është e rëndësishme ta kursejmë ujin e pijshëm; është e panevojshme që bahçet të vaditen me ujë të pijshëm, që tapetet dhe makinat të lahen me ujë të pijshëm. Përdorimi i ujit të pijshëm për bahçe, tapete, lavazhe është diçka që jo vetëm është e ndaluar, jo vetëm që do ndëshkohet, por është mënyra më e mirë se si mund të sabotojmë fatin e qytetit tonë në stinën e verës që po afron?, u shpreh Veliaj, ndërsa siguroi qytetarët e Tiranës se Bashkia do të jetë në krye të punëve publike edhe gjatë periudhës së pushimeve të verës për të vijuar me investimet.

?Nuk kemi lënë asnjë muaj pa bërë një investim në Njësinë 4. Për faktin që jemi këtu çdo muaj, besoj se kemi të drejtën t?i shohim njerëzit në sy, për Tiranën, për Shqipërinë që duam. A janë gjërat perfekte? Absolutisht jo! Ne kemi bërë shumë, kemi ende shumë për të bërë dhe do vijojmë me këtë ritëm gjatë fushatës, pas fushatës dhe gjatë pushimeve. Por, ama kemi edhe shumë për të humbur, nëse i vëmë frena dhe kthehemi mbrapsht te Tiran...

Recommended