Vlorë - Kapen 62 kg kanabis në stan, pranga 74-vjeçarit, në kërkim dy djemtë e tij

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person është arrestuar dhe dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim, pasi u kapën me 62 kilogramë kanabis sativa.
Operacioni i koduar ?Shadow-2? u zhvillua në Lapardha të Vlorës. Lënda narkotika u gjet në një stan në pronësi të shtetasit Tahir Aliaj.
Policia sqaron se: Më datë 10.05.2017, në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në ?Planin e Veprimit?, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, pas kontrollit të ushtruar në stanit e shtetasit Tahir Aliaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapen-62-kg-kanabis-ne-stan-pranga-74-vjecarit-ne-kerkim-dy-djemte-e-tij/