Ora News - Shkodër, 74-vjeçari tre e herë i martuar vret gruan, ka vrarë edhe gruan e dytë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krimi në familje ka goditur sërish, këtë radhë në fshatin Guci e re të Shkodrës, ku burri qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten. Fillimisht policia e Shkodrës ishte njoftuar se 45 vjeçarja Lumturie Xhilaj është vetvrarë, por pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimeve të kryera rezultoi se ajo ishte qëlluar per vdekje nga bashkëshorti 74 vjeçar Beqir Xilaj.
Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës pas një debati mes tyre që ka degjeneruar në përdorimin e armës që i moshuari e mbante me leje. Ai ka shtënë në drejtim të gruas duke e lënë të vdekur në vend dhe kanë qënë fqinjët që pasi kanë degjuar krismën kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit e arrestoi 74 vjeçarin dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krim-ne-familje-burri-vret-me-arme-gjahur-gruan/

Recommended