Report TV - Rruga Ballsh-Fier në mëshirë të fatit ARSH asnjë investim për ta riparuar

  • 7 years ago
Rruga nacionale Ballsh -Fier është lënë në gjendje të mjerueshme. Që pas ndërtimit të autostradës Levan- Tepelenë, për rruga e vjetër ka kaluar në plan të dytë.

Banorët e zonës së Ballshit shprehen se rruga në disa pjesë të saj është bërë thuajse e pakalueshme.

Por ajo që e rëndon më shumë situatën, janë makineritë e tonazheve të rënda të cilat kalojnë në këtë rrugë dhe për pasojë çdo ditë e më shumë po e shkatërrojnë këtë aks rrugor.

Sipas kryetarit të bashkisë së Mallakstrës janë rreth 400 mjete të tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.

"Rruga nacionale është rrugë e cila prej shumë kohësh nuk merr investime, por për më tëpër është një rrugë që ka një ngarkesë shumë të madhe nga tonazhet e rënda. Pra ajo çdo ditë vazhdon të prishte, të amortizohet, dhe çdo ditë e më tepër bëhet e pakalueshme, dhe unë besoj se nëse do të vazhdojë të mos vihet dorë, shumë shpejt do të behët e pakalueshme dhe për mjetet e rënda", shprehet Agron Kapllanaj.

Duke qenë se është rrugë nacionale, aksi rrugor Ballsh-Fier i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.

Por pavarësisht se zona e Ballshit prodhon miliona euro, rruga e saj është lënë nën mëshirë të fatit.

Recommended