Report TV - Tërheqja nga kandidimi, Shehi: Interesi kombëtar mbi çdo gjë

  • 7 years ago
Pas deklaratës për shtyp të kryeministrit Rama, ku i kërkoi kandidatit të PS-së për tu tërhequr nga gara për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehi në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se për Kavajën është i gatshëm të kandidojë në çdo moment.

?Dhe mua e papritur më erdhi sepse isha në një festë që përkon me hapjen e sezonit turistik. Unë jam realisht drejtuesi i Bashkisë së Kavajës sot. Më erdhi e papritur sepse të dali kryeministri im apo kryeministri jonë, do të thotë që ka probleme dhe unë i besoj kryeministrit. Unë nuk kam folur personalisht me kryeministrin. I kam dëgjuar nga televizioni deklaratat që i keni dëgjuar edhe ju. Unë nuk kam informacion për atë çfarë ka pasur PD por di që qyteti im është qytet i qetë he ndër vite e ka treguar që di të votojë dhe të respektojë njëri-tjetrin. Deklaratën e parë ia dhashë votuesve të mi dhe PS në Kavajë dhe unë jam i gatshëm në çdo moment të garoj për PS-në, në qytetin e Kavajës?, tha Shehi.

Recommended