Tirane - Ndërtohen 438 varrezat e para murale në Sharrë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit pilot për varrezat murale, duke i dhënë zgjidhje problemit disavjeçar të mungesës së hapësirave. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësisht ka nisur punën për rehabilitimin tërësor të varrezave të Sharrës dhe rindërtimin e rrugës kryesore dhe rrugicave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Sharrë dhe theksoi se zonës po i kthehet dinjiteti i munguar prej vitesh. ?Po fillojmë një projekt të ri në varrezat e Sharrës, e cila ka qenë një problematikë të mbartur ndër vite. Madje, gjatë administratës së shkuar kemi patur disa raste çnjerëzore, ku njerëzit janë varrosur edhe në gjurmën e rrugës dhe rrugicave sepse nuk ka patur hapësirë. Nuk është aspak dinjitoze që në qytet të mos gjendej hapësirë për të sistemuar ata që nuk jetojnë më banesën e tyre të fundit?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndertohen-438-varreza-murale-ne-sharre-veliaj-trajtim-me-dinjitet/

Recommended