Ora News – Pronësia intelektuale, Lalo kritik për ligjin, revoltohet ndaj Ministreve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksesi i shumë njerëzve në internet e bën edhe më të vështirë ruajtjen e pronësisë intelektuale.
Ministrja Milena Harito thotë se për ruajtjen e kësaj të drejte duhet punuar dhe më shumë.
Kjo mund të arrihet me plotësimin e ligjit për të drejtën e autorit.
Harito: E gjitha kjo do të ndryshojë tregun e punës dhe sfidat që kanë të bëjnë me gjithë pjesën e pronësisë mbi këto mekanizma të rinj që do të vinë në fushën dixhitale.
Për Ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, inovacioni nxit punësimin dhe sjell zhvillim të vendit.
Ekonomi: Përmirësimi i cilësisë së jetës ka të bëjë me faktin që mendja njerëzore shkon përtej, për të gjetur inovacione dhe shpikje të cilat përmirësojnë jetën e përditshme, por ndërkohë nxisin më shumë punësimin dhe thithin më shumë investime strategjike në çdo vend ku dalin shpikjet.
Në konferencën e organizuar me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale nuk munguan dhe kritikat nga kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronesia-intelektuale-lalo-kritik-per-ligjin-revoltohet-ndaj-ministreve/

Recommended