Ora News - TVSH për turizmin, Bushati: Mundësi për investime dhe punësim

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditën e hënë, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskuton projektligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar?, i cili ul TVSH për akomodimin në turizëm nga 20% në 6%.
Deputeti dhe anëtari i Komisionit, Ervin Bushati, thotë se nisma do ti japë një shtysë të madhe sektorit të turizmit që de fakto është motori i ekonomisë shqiptare, jo vetëm për investime, por edhe për punësimin.
Ervin Bushati: Do të jetë një shtysë shumë e madhe sepse turizmi me të vërtetë është de facto një motor i ekonomisë shqiptare, por mund të kthehet në një kapital të madh në një tërheqës të madh të investimeve në rradhë të parë, të vendeve të punësimit për qytetarët shqiptarë dhe të një zhvillimi dhe aktiviteti ekonomik dhe rishpërndarje të këtyre të mirave për të gjithë shqiptarët në qoftëse trajtohet si një kapital i vërtetë. Dhe kjo qeverisje dhe kjo mazhorancë e ka vullnetin për ta trajtuar turizmin me të vërtetë si kapital, jo thjesht ?prioritet? dhe vetëm fjalë pa bërë asgjë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/tvsh-per-turizmin-bushati-mundesi-per-investime-dhe-punesim/

Recommended