Report TV - Idrizi: Gratë e zgjidhin krizën politike, politikanët dështuan

  • 7 years ago
TIRANË-Kreu i PDIU shpëtim Idrizi propozon që të mblidhen forumet e grave për të zgjidhur krizën.

Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi me forumin e grave në ?Akademinë e Arteve?.

Sipas Idrizit para se dikush nga jashtë të vijë për të zgjidhur këtë krizë kjo duhet të lihet në dorën e grave.

?Kemi propozuar pakt Kombëtar për krizën, iu drejtuam presidentit për një tryezë. Është vullneti politik që po na mban në kriza të paarsyeshme. Unë sot e kam një propozim. Para se të presim që dikush të na vijë nga jashtë të na zgjidhë krizën. U propozoj forcave politike që përpara se të na vijnë nga jashtë. Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave që të zgjidhin krizën. Të jenë gratë ato që do të zgjidhin krizën, politikanët kanë dështuar?, tha Idrizi.

Recommended