Report TV - Vrasja në Vlorë, kamerat e lokalit fiksuan autorët, viktima u shkoi në tavolinë

  • 7 years ago
VLORE- Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen 20 prillit në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të të enjtes, në një nga lokalet e natës përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë që ndodheshin në lokal, ku sipas burimeve nga policia, të shtënat me armë kanë ndodhur brenda lokalit.

Recommended