WhatsApp Video 2017 04 20 at 9 56 09 AM

  • 7 years ago
Policia e Korçës ka vijuar operacionin e nisur të mërkurën në fshatin Vithkuq duke sekuestruar edhe 160 kilogramë të tjera kanabis, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojëra fati. Në një njoftim zyrtar të sajin, thuhet gjithashtu se në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa një tjetër është shpallur ën kërkim.

Të arrestuari janë Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq, Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin Qirici -it, që ia kishte lënë në përdorim me kontratë qeraje Aldo Kitës, në vendin e quajtur ?Vaskat e Peshkut?, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej : 23 kilogramë e vendosur në 10 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Ndërsa në bar-kafenë në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën 3 aparatura lojëra fati,1 arme gjahu pa leje, 2 pajisje grirëse kanabisin.

Ndërkohë, efektivët e Korçës vijuan kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative duke goditur një rast tjetër të prodhimit e shitjes drogës e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Në këtë operacion u vu n pranga Pandeli Dine, 31 - vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij A.H, 24 - vjeç, banues në Fier. Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines u gjetën plot 137 kilogramë kanabis e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë. 2 armë zjarri dhe municion luftarak. 1 kamionçinë e markës ?Mitsubishi? me targë AA 747 EF./tvklan.al