Ora News - Magazina me kanabis?! Xhafaj ngre në këmbë policinë: Basha gënjeu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione në Lezhë, Manëz e Ishëm ku sipas pretendimeve të kryetarit te PD Lulzim Basha gjenden të magazinuara tonelata me lëndë narkotike. Pas kontrolleve të kryera në këto zona rezultoi se nuk kishte lëndë narkotrike, ndërkohë në Shkozë, policia e Tiranës zbuloi një laborator droge. Pas akuzave të Bashës ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshmë verifikimin e deklaratave të kreut të opozitës.
Basha: 100 ton drogë në Manzë, natë për natë nisin skafet nga Gjiri i Lalzit. 20 ton drogë në Ishëm.
Kjo deklaratë e kryetarit te Partisë Demokratike Luzim Basha ka mobilizuar Policinë e Shtetit e cila ka kryer një sërë aksionesh ne zonat ku pretendohej magazinimi i tonelatave me lëndë narkotike.
Policia ka kryer kontrolle në Lezhë, Ishëm, Manëz, por nuk ka konstatur lëndë narkotike.
Ndërkohë në Tiranë është zbuluar një laborator droge në zonën e Shkozës në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave mes tyre edhe pronarin e magazinës ndërsa nuk ka ende informacion për sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar.
Në lidhje me deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kanabisi-xhafaj-basha-te-informoje-prokurorine-mos-na-krijo-kosto/

Recommended