Ruçi: Nuk do të lejojmë të përsëritet ‘97-ta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i grupit parlamentar te Partisë Socialiste ngre shqetësimin se forca te caktuara politike duan te rikthejnë vendin ne vitin e mbrapshte 1997. Por Gramoz Ruçi tha se nuk do te lejohet qe vendi te rrëshqasë ne destabilitet."Ka qarqe dhe forca politike që duan ta lënë vendin pa President dhe pa zgjedhje, me pak fjalë të përsërisin një 97 tjetër por kjo nuk ka për të ndodhur sepse nuk e lejon Kushtetuta",Nuk do ketë krizë si në vitin 1997. Ka qarqe dhe forca të caktuara që nuk duan zgjedhje. Forca të caktuara duan destabilitet të vendit.?Ruci u shpreh i bindur se Shqipëria do të ketë një president të ri më 24 korrik. Ai e ka lëne te hapur edhe mundësinë e dialogut me opozitën per nje kandidat konsensual."Presidenti do të zgjidhet më 24 korrik kur mbaron mandati i presidentit aktual. Ne jemi të hapur që edhe ata që janë në çadër të vijnë dhe të negociojnë.Kryetari i grupit parlamentar socialist e konsideroi koalicionin PS-LSI strategjik dhe jo taktik qe prodhon stabilitet per vendin.

Recommended