Report TV - Terror në Berat, shoferi i dehur përplas 5 automjete, arrestohet

  • 7 years ago
BERAT-Kaos dhe frikë në Berat, një automjet që po ecte me shpejtësi ka përplasur 5 mjete të parkuara në hyrje të pedonales, arrestohet shoferi i dehur.

Automjeti me drejtues 35-vjeçarin Ilirjan Çereni ka ardhur nga një rrugë dytësore dhe ka përplasur gjithçka kishte para.

Fatmirësisht në momentin e kaosit nuk ka pasur njerëz afër automjeteve që drejtuesi ka përplasur, por ata që e kanë ndjekur skenën janë terrorizuar.

Pasi makina e tij tip Toyota me targa AA 148 Nk është ndalur nga përplasjet ai është rinisur për tu larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë ku 35-vjeçari është kapur në dalje të qytetit në gjendje të dehur.

Recommended