Intervista e plotë e Kryeministrit Rama dhënë për Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dje kuvendi miratoi tre emrat e mazhorancës për komisionin e Vetting-ut, megjithatë bojkoti i opozitës e bën të pamundur funksionimin e këtij komisioni. A është bllokuar ky proces, pra procesi i Vetting-ut dhe çfarë kuptimi ka ngritja e tij vetëm me anëtarët e mazhorancës?Sigurisht që çadra, që siç e dëgjoni edhe ju në aktivitet në këtë moment, është ngritur për të bllokuar Vetting-un, por ndërkohë ne shumica kemi respektuar dhe do të respektojmë të gjitha afatet, duke bërë detyrën tonë dhe ndërkohë unë kam bindjen që Vetting-un mund ta vonojnë, por nuk e ndalojnë dot.Zoti kryeministër, ju dhe opozita keni bërë thirrje për dialog, por prej të paktën 10-ditësh, kjo ka mbetur vetëm në rrafshin deklarativ. A keni një plan për dialog dhe cili do të jetë faktori që t'ju ulë ju dhe opozitës në tryezën e dialogut: Faktori ndërkombëtar, Presidenti i Republikës apo do të gjeni një kompromis direkt me opozitën?Të them të drejtën unë kam bërë gjithçka kam mundur, duke insistuar për ditë të tëra jo vetëm në rrafshin deklarativ, por edhe në rrafshin e komunikimit mes zyrës time dhe zyrës së kryetarit të Partisë Demokratike. Në një moment të caktuar ka qenë dakord për vendin orën dhe axhendën mes përfaqësueseve të dy zyrave dhe pastaj është kërkuar të mblidhej koalicioni i çadrës, për të vendosur orën me konsensus dhe që nga ai moment nuk kemi pasur më asnjë komunikim. Nga ana tjetër, unë jam i gatshëm të takohem me kryetarin e Partisë Demokratike dhe me këdo tjetër, kudoqoftë, tek presidenti, tek cilidoqoftë tjetër që mund të marrë përsipër të bindë kryetarin e Partisë Demokratike se nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, se nuk duhet të ketë frikë nga ulja në një tryezë mes kundërshtarësh sepse në fund të fundit, nga ulja në tryezë dhe nga bashkëbisedimi askush nuk humb, vetëm Shqipëria mund të fitojë...

Recommended