Ora News – Bulqizë, 28 thasë me kanabis gjenden në tavanin e një banese

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 28 thasë me kanabis të përpunuar ishin fshehur në tavanin e një banese dykatëshe të braktisur në fshatin Dushaj të Bulqizës.
Droga e cila deri tani kap peshën e 120 kg u zbulua pas informacioneve në rrugë operative se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj , mund të kishte të fshehur lëndë narkotike.
?Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa? informon policia e Bulqizës.
Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bulqize-28-thase-me-kanabis-gjenden-ne-tavanin-e-nje-banese/