Dëme nga tërmeti i fuqishëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërmeti 5. 1 ballë që goditi të shtunën një pjesë të vendit, ka krijuar panik tek banorët e Mirditës dhe Matit. Në fshatin Kthellë, lëkundja ishte aq e fuqishme, saqë ka dëmtuar disa ndërtesa si dhe shkollën. Edhe në Kurbnesh si dhe ne fshatin Ndreaj, tërmeti shkaktoi plasaritje të mureve, si dhe shembje tavanesh. Familja e Mishmash Lekgegaj me 12 anëtarë, është më e dëmtuara nga tërmeti. Banesa e përbashkët është bërë e pabanueshme për shkak të dëmtimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ka parë nga afër zonat e goditura nga tërmeti. Plasaritje banesash ka patur edhe në Bashkinë e Matit e atë të Klosit, pasi lëkundjet kanë qenë tepër të fuqishme. Epiqendra e tërmetit ishte ne fshatin Kthelle, 15 km nen toke. Lëkundjet e tij kane qene te forta dhe janë ndier ne qytetet Shkodër, Lezhe, Burrel, Dibër, Klos, Tirane, Kruje dhe Elbasan.

Recommended