Basha: Jo dialog fasadë me fjalime të parapërgatitura

  • 7 years ago
Ftesës për dialog me kryeministrin Edi Rama bërë sërish në sallën e Kuvendit, Lulzim Basha iu përgjigj nga çadra e opozitës. I hapur për tu ulur në një tryezë me të, Basha i tha se nuk do të pranojë takime si ai i 6 qershorit, me fjalime të parapërgatitura.

?Nuk duan një dialog si ai qe do populli ne 18 shkurt por dialog fasade me fjalime te parapergatitura, si ai 6 qershorit ku ne shkuam me zgjidhje për reformën në drejtësi dhe pala qeverisë erdhi me objektivin për të refuzuar zgjidhjen. Këto janë monologë shterpë?.?

Kryeministrit Rama i ripërsëriti edhe njëherë kushtin e panegociueshëm qeverinë teknike.

Tani ju them ju se monologje shterpë nuk pranoj jemi të hapur për dialog të vërtetë politik me dy objektiva ndërtimin e qeverisë teknike dhe përcaktimin e kësaj qeverie për dekrimnalizimin, lufta kundër drogës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryeministrin Rama e sheh si pengesë të zgjidhjes së krizës, pas të cilit tha se në Uashington e Bruksel po gatuhet një komplot që paguhet me paratë e naftës shqiptare.

Tv Klan

Recommended