Rama, vizitë në Mal të Zi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur Ballkani Perëndimor është i trazuar dhe po flitet gjithnjë e më shumë për rrezikun e ndikimit rus në këtë rajon, kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi.Shefi i qeverisë u prit me nderime në Podgoricë nga homologu malazez, Dushko Markoviç. Më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim dhe më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Kryeministri malazez ka falenderuar Ramën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euro-atlantike të vendit. Ndërsa Rama u shpreh se me kreun e qeverisë malazeze kanë rënë dakord të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, si dhe vlerësoi edhe marrëdhëniet e tij me shqiptarët.Diskutimet u fokusuan edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjithashtu pati një takim me homologun Srdan Darmanoviç. Pjesë e axhendës janë edhe takimet mes dy delegacioneve. Vendi fqinj është pranë hyrjes në NATO, pasi senati amerikan ratifikoi protokollin e anëtarësimit dhe pritet firma e presidentit Trump.
Recommended