Kanabisi, ndëshkime për punonjësit e implikuar të policisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fillon furtuna e ndëshkimeve per punonjësit e policisë per kanabisin. Shefi i komisariatit të Laçit u shkarkua si dhe u procedua penalisht drejtori i policisë se Lezhës ndërsa u përjashtuan dy efektive. Ne një dalje të posaçme për mediat, drejtori i policisë së shtetit Haki Çako tha se masat u morën pas zbulimit të një parcele me 500 fidanë kanabis të sapombjella ne Lezhe. Sipas kreut të policisë, efektivet abuzuan me detyrën dhe nuk lajmëruan për kultivimin e lendeve narkotike. Në planin e ri të veprimit për të asgjësuar drogën, drejtori i përgjithshëm bëri me dije, se në të gjithë territorin do të caktohen punonjës policie që do të jenë përgjegjës për zonat e tyre dhe duhet të raportojnë nëse ka kultivim. Gjithashtu këta punonjës, por edhe ata të policisë private e familjarët e tyre, do të deklarojnë se nuk do të përfshihen në kultivimin e drogës, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Prej më shume se 1 muaj, policia ka nisur kontrollet ne të gjithë vendin për zbulimin e parcelave me kanabis dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike.

Recommended