Ora News - Mjeku pediatër goditet me grushta në spital nga prindërit e një fëmije

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e një fëmije të sëmurë kanë dhunuar mbrëmjen e së enjtes mjekun pediatër të spitalit rajonal të Shkodres, Skender Duka.
Ata i janë drejtuar me urgjencë pediatrisë për shtrimin e fëmijës së sëmurë, por mjeku pasi ka kryer ekzaminimin e tij, ka vendosur uljen e tij në repartin e kirurgjisë.
Kjo ka irrituar familjarët dhe mësohet se në debat e sipër babai i të miturit ka goditur mjekun.
Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen, ndërsa në prononcimin për media shefia e pediatrisë së spitalit rajonal Shkoder, Greta Naraçi sqaroi rrethanat e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjeku-pediater-goditet-me-grushta-ne-spital-nga-prinderit-e-nje-femije/

Recommended