Dhuna ndaj gazetarit, policia kërkon ndihmë për identifikimin e autorëve

  • 7 years ago
Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave, të cilët pak ditë më parë dhunuan fizikisht gazetarin Elvi Fundo.

Blutë e kryeqytetit kanë publikuar edhe nje video të shkurtër, ku shfaqen dy autorët që largohen me shpejtësi. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 8 Mars, rreth orës 10:30, në rrugën ?Asim Vokshi?, pranë stacionit të autobusëve.
Fundo u godit me mjete të forta nga dy persona.

?I lutemi qytetarëve, se për ç'do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112, ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134?, shkruan Policia e Tiranës në një njoftim të shpërndarë për mediat, ndërsa siguron ruajtjen e kofidencialitetit.

Vetë gazetari është shprehur se për dhunën mund të jenë bërë shkas investigimet e tij të fundit. Fundo e ka cilësuar sulmin vepër të krimit, të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Për dhunën ndaj gazetarit ka reagur ashpër Autoriteti i Mediave Audiovizive, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, nga krerët të shtetit e politikës dhe sëfundmi edhe organizata ?Reporterë Pa Kufij?./tvklan.al

Recommended