Report TV - Prezantohen në MHK veshjet etnografike të arbëreshëve të Zarës

  • 7 years ago
Disa veshje te djemve dhe të vajzave arbëreshe që jetojnë në Zarë të Kroacisë të punuara në akuarel nga Nikolla Arsenoviçi në mesin e shekullit XIX, si dhe aksesorë të veshjeve me origjinë kombëtare janë prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar nga studiuesja Arjola Prifti.

Prezantimi është bërë këtë të premte në kuadër të projektit ?Një pasdite më muze?. Prifti ka prezantuar veshje nga koleksioni i Departamentit të Etnografisë të Muzeut Kombëtar të Zarës.

E pyetur nga Report Tv se cili është qëllimi i këtij prezantimi, ajo shprehet se është një pasuri që duhet të njihet pasi pas shpërnguljes së arbëreshëve në Kroaci dokumentimet nuk janë shumë të pasura.

Studiuesja Arjola Prifti rrëfen disa nga kostumet më të veçanta dhe ngjashmëritë e tyre me kostumet e rrethinave të Shkorës.

Gjatë prezantimit janë vënë re ngjashmëritë me kostumet kombëtare të shqiptarëve, si ky kostum festiv që e mban një grua arbëreshe nga Skabrnja, rajoni i Zarës, në mesin i shekullit XIX apo kostumet ceremoniale të kësaj gruaje dhe këtij burri të këtij rajoni.

Recommended