Afrim Krasniqi: ‘Nëse s’ka zgjidhje politike për vettingun deri në prill, krizë institucionale’

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse nuk gjendet një zgjidhje politike për të miratuar ligjin e vettingut, vendi mund të futet në një krizë të thellë institucionale dhe politike në muajin prill.
Kështu shprehet politologu dhe analisti Afrim Krasniqi në ?Ora e Intervistës? në RTV Ora News.
Krasniqi: Po i afrohemi ditës së krizës institucionale dhe muaji prill, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike do të kthehet në një krizë të madhe institucionale në Shqipëri.Pa ligjin e vettingut nuk do arrijmë të zëvendësojmë anëtarët e dorëhequr të Gjykatës Kushtetuese, janë dy vende bosh. KLD e ka mbaruar funksionin e tij dhe nuk kemi një KLD funksional, nuk kontrollohet më sistemi gjyqësor.E gjithë struktura, KLGJ dhe KLP që janë parashikuar në ligjin e ri të reformës në drejtësi nuk mund të jetësohen sa kohë nuk është bërë ligji i vettingut dhe nuk janë zgjedhur Komisionet përkatëse që do bëjnë përzgjedhjen. Në një efekt domino ne kemi filluar të mbajmë peng njëri-tjetrin dhe në muajin prill ne mund të ndodhemi në një situatë ku gjithë jeta politike është bllokuar dhe ajo institucionale. Presidenti duhet zgjedhur dhe ende nuk kemi një kalendar të lajmëruar nga Parlamenti se kur do fillojë praktika.Parlamenti është bojkotuar nga njëra palë dhe pala tjetër nuk i ka votat të bashkuara, siç u pa dhe sot, për të arritur të bëjë reformë.
Sipas Krasniqit, si opozita dhe mazhoranca nuk kanë konsumuar mjetet politike për të shkuar në fazën finale, dialogun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nese-ska-zgjidhje-politike-per-vettingun-deri-ne-prill-krize-institucionale/

Recommended