Report TV - Veliaj: Pazari i Ri është xhevahiri i Tiranës, histori që duhet ndjekur

  • 7 years ago
Pazari i Ri është gati të hapë dyert në Ditën e Verës, për të mirëpritur 308 tregtarë që do të punësohen aty gjatë orëve të paradites, por edhe mijëra qytetarë që do duan të kalojnë orët e pasdites për të shijuar ushqimet dhe produktet vendase.

Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit edhe detajeve më të vogla, ndërsa ka përfunduar markata e mishit dhe e peshkut, si dhe tregu i fruta perimeve.

Pazari i Ri u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi punën e kryer në kohë rekord dhe realizimin e projektit, që do t'i shërbejë gjithë Tiranës si një qendër e re tregtare, por edhe turistike e argëtimi.

?Jam jashtëzakonisht entuziast sot për këtë mrekulli. Siç thotë ajo shprehja: duhet një fshat për të rritur një fëmijë, kurse për të lindur një projekt duhet bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Nuk besoj se ka një histori suksesi në Shqipëri ku një fondacion perëndimor si AADF, së bashku me një autoritet vendor, me një kontraktor dhe dhjetëra nënkontraktorë, me qindra familje dhe banorë, të kenë gjetur gjuhën për këtë bashkëpunim. Do të thotë që kur ne shqiptarët vëmë mendjen e zemrën bashkë, mund të bëjmë gjëra të bukura dhe nuk qenka mision i pamundur të gjejmë gjuhën për gjëra të bukura?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Recommended