Basha: Rama bëri “koka turku”, hi syve ndërkombëtarëve

  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i konsideron ndryshimet e pritshme në qeveri si një përpjekje e kryeministrit Rama për të mashtruar ndërkombëtaret.

Përpara protestuese të mbledhur në çadrën që qëndron prej më shumë se 20 ditësh në bulevard, Basha tha se Rama po bën koka turku disa prej ministrave të tij.

Por edhe ndryshimi qeverisë, për kreun e opozitës nuk është e mjaftueshme pasi sipas tij, vendit i duhet një qeveri teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje.

Basha tha se ndryshimi i qeverisë është fitorja e parë e protestës së qytetarëve e cila nuk dok të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave. Tv Klan

Recommended