Një kosovar me probleme mendore plagos nëntë persona në Dyseldorf - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia gjermane ka identifikuar si Fatmir H, nje 36-vjeçar nga Kosova, autorin e sulmit me sëpate te ndodhur mbrëmjen e se enjtes ne stacionin qendror te trenave ne Dyseldorf, ku mbeten te plagosur 9 persona, por asnjë ne rrezik per jetën. Sipas hetuesve, ai e nisi sulmin qe ne tren duke qëlluar dy persona, ndërsa me te zbritur ne stacion sulmoi edhe te tjerë, mes tyre edhe nje 13-vjeçar. Pas sulmit, ai është larguar duke vrapuar mbi shinat e trenit dhe me pas është plagosur duke u hedhur nga nje ure. Sipas hetuesve, dukshëm behet fjale per nje veprim vetëvrasës te kosovarit 36-vjeçar, i cili përmes sulmit kishte shpresuar se do te qëllohej nga agjentet e policisë. Agjentet e policisë deklaruan se ai ka vepruar i vetëm, ne kushtet e çrregullimeve te forta mendore. Policia ka gjetur ne banesën e tij ne Vupertaler ilaçe per te luftuar paranojën dhe skizofreninë. Sipas hetuesve, vëllai i Fatmirit ishte ne dijeni te sëmundjes se tij dhe te faktin se kishte blere nje sëpate. Ai e kishte denoncuar ate ne polici si te zhdukur, pasi nuk e kishte gjetur ne shtëpi.

Recommended