Ora News – Smajlaj pritet nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës Ademi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Izmir Smajlaj pas triumfit në kampionatin Europian që u mbajt në Beograd është pritur në qytetin e tij të lindjes , Shkodër nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Kryebashkjakja premtoi mbështejte për kampionin e Europës.

Kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj dhe trajneri i tij Vildan Tufi janë pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Në një takim të organizuar në zyrën e saj, ajo ka përgëzuar atletin kampion Izmir Smajlaj dhe trajnerin e tij Vildan Tufi per suksesin e arritur. Smajlaj ka deklaruar se pas ketyre sukseseve synim mbetet botërori që zhvillohet në gusht në Londër.

Mungesa e kushteve do të bëjë që përgatitjen Smajlaj ta kërkoj jashtë Shqiperise. Kampioni i Europes shpreson që qeveria dhe komiteti olimpik ta mundësojnë një gjë të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/smajlaj-pritet-nga-kryetarja-e-bashkise-se-shkodres-ademi/

Recommended