Mogherini: Nuk po ju kërkoj protesta, jemi të gatshëm për të çelur negociatat

  • 7 years ago
Shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini ka folur gjatë një takimi me studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Mogherini është shprehur se Europa nuk do të jetë e qetë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu, lidhur me intergimin e Shqipërisë në BE, ajo tha se dyert janë të hapura.

?Ne duhet të largohemi nga ajo retorikë, ju keni rrugën drejt BE, por ju jeni në Europë. Shqipëria është zemra e Europës, qytetarët shqiptarë janë pjesë e Europës. Unë jam italiane, nga Puglia. Shqipëria duket nga atje dhe historia, kultura, e ardhmja dhe e tashmja, na ka bashkuar. Gjatë 25 viteve të vendit, shumë shqiptarë kanë studiuar dhe mendoj se ministri duhet të mbajë shënim, që ata shqiptarë të kthehen në vend. Shqipëria është Europë dhe ajo që ne po punojmë dita ditës, është që Shqipëria të jetë në BE. Bashkimi ynë nuk ka për të qenë i plotë, deri në momentin që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE. Ky është një mesazh i qartë që unë po e sjell këtu?.

Mogherini theksoi se është në dorën e Shqipërisë për të ecur përpara, pasi sipas saj vendi i ka të gjitha potencialet. Ajo pati edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

?Me lejoni të them, që mua nuk më pëlqen fjala zgjerim, sepse do të thotë që ka një qendër dhe po zgjerohet. Ju jeni në zemër në Europës. Ju keni disa pengesa dhe disa detyra për të bërë dhe në fakt është një punë e përbashkët, që ne po e bëjmë për të pasur gjyqësorin dhe reformat. Tani e ka Shqipëria në dorë që të eci para, unë kam qenë dhe herë të tjera këtu dhe mendoj se Shqipëria ka bërë para. Anëtarët në rajon duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën sesi e trajtojnë atë. Potenciali juaj për rritje është shumë i madh, të rinjtë si puna juaj mund të kenë ëndrra shumë të mëdha. Kërkoni dhe ngrini zërin tuaj. Kërkojani politkanëve, ju jeni pjesë e këtij ndryshimi. Kërkojani pa patur protesta, ju jeni vetë Shqipëria. Ju thonë se jeni e ardhmja, por në fakt ju jeni e tanishmja e vendit?.

Përfaqësuesja e lartë e BE, e cila e ka vizituar disa herë vendin tonë, nga hera e fundit veçon votimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi. Ajo u shpreh e hapur dhe e gatshme për të çelur negociatat për integrim drejt Bashkimit Europian.

?Vitin e shkuar më bëri përshtypje se Kuvendi juaj me unanimitet miratoi një Reformën në Drejtësi. Jemi të hapur dhe të gatshëm për të çelur negociatat, ju takon ju që të bëni një hap përpara, me të njëjtin qëndrim që është treguar dhe një vit më parë. E di që situata është e tensionuar, por kjo tregon se jeni europianë. Nuk bëhet fjalë për çështje të ndarjeve apo gabimeve të ndryshme, sepse gabimet në vetvete tregojnë thelbin e demokracisë. Në momentin kur vihen në pikëpyetje çështje të integrimit europian, udhëheqja është në rrugën e duhur. Dera është e hapur dhe mezi presim që ju të bashkoheni, por nga ana tjetër ka punë për të bërë nga ana juaj dhe nga ne. E shikoj se ka një vendosmëri të madhe nga ju si popull, për të qenë anëtarë të Euro...

Recommended