Report TV - Faza e parë e projektit për fabrika prodhimi të markës 'Made in Albania'

  • 7 years ago
Krijimi i markës shqiptare dhe sidomos për këpucët ka qenë edhe trajnimi i të rinjve shqiptarë i cili u kurorëzua si fazë e parë e projektit, për kalimin nga fabrika fason në fabrika prodhimi të markës ?Made in Albania?.

Në takimin e përbashkët mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave, Ambasadës Italiane si dhe kompanisë e cila po eksperimenton për herë të parë në prodhimin e këpucëve si markë shqiptare, u bë e certifikimi i të rinjve.

Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u shpreh se arsimimi profesional është rruga e sigurt për shërimin e një sërë problemesh sociale.

?Kemi arritur që nëpërmjet këtij projekti dhe nëpërmjet disa fondeve të lëna diku të borxheve të vjetra të qeverisë shqiptare për qeverinë italiane e transformojnë një mekanizëm fitmiprurës për qindra e qindra të rinj shqiptarë. Kjo nëpërmjet mekanizmit që ne po e promovojmë me kaq forcë prej shumë kohësh?, tha Klosi

Recommended