Ora News – “Rama të tregojë nëse është burrë shteti, të mbajë vendin larg kaosit”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku vota blihet dhe shitet si mall. Kjo është arsyeja, thotë Kreshnik Spahiu, që AK iu bashkua kauzës së Partisë Demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Spahiu: Është një kauzë e drejtë, i vetmi vend në gjithë arenën ndërkombëtare që nuk numërojmë votën e qytetarëve. E blejnë, e shesin, e kemi mall si sheqeri, gjalpi, djathti. Kjo histori duhet të marrë fund.Është kauza që duhet ti bashkohet çdo qytetar, për këtë arsye i kemi dhënë besën dhe marrëveshjen PD.
I ftuar në ?Orën e Intervistës? në RTV Ora News, Spahiu tha se rrotacioni politik do të mundësohej vetëm me votim elektronik dhe mundësimin e votës së emigrantëve.
Spahiu: AK ishte e vetmja forcë politike që garoi vetëm në zgjedhjet e 2013. Votat e AK u shqyen nga PD-PS-LSI. Sot LSI ka 16 deputetë me një pjesë votash nga AK.Në çdo sondazh kemi dalë 5%. Kemi ndjekur dhe procedurat ligjore, kemi pasur padi në Kushtetuese por fatkeqësisht ne nuk ishim deputetë të parlamentit që të legjitimoheshim në gjykatën Kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë. Ka qenë proces ligjor i gjatë. Ne mendojmë se jo partia, por teknologjia. Vota elektronike duhet të numërohet. Dhe së dyti 2 milion shqiptarë në emigracion duhet të jenë pjesë e votimit. Këto të dyja do bënin të mundur rrotacionin politik. Rumania që sot ka mbushur sheshet rrotacionin e fundit e realizoi vetëm me votën e emigtantëve. Emigrantët janë ata që në shumë shtete të Europës mund të bëjnë ndryshimin.Nuk mund të injorosh votën e më shumë se gjysmët të kombit.
E ndërsa kryeministri dhe OSBE thonë se nuk ka kohë për votim elektronik, Spahiu propozon shtyrjen e zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-te-tregoje-nese-eshte-burre-shteti-te-mbaje-vendin-larg-kaosit/

Recommended