Rama : Vetting -un nuk e dua për të kapur sistemin

  • 7 years ago
Ashtu si gjatë fundjavës në Vlorë e Sarandë, edhe në Elbasan kryeministri Edi Rama, në një leksion të hapur me studentët e universitetit ?Aleksandër Xhuvani?, e ka venë theksin tek nevoja e zbatimit te Vetting-ut.

Kreu i qeverise ka hedhur poshtë akuzat se vettingun po e kërkon për të kapur sistemin e drejtësisë.

Por Rama thotë se këmbëngulja e socialisteve për të bërë një orë e më parë vettingun lidhet me nevojën për të dhënë drejtësi jo vetëm për qytetarët por dhe investitorët e huaj. Këtë e ilustroi edhe me një shembull.

Me studentet Rama foli dhe për reformën në Arsimin e Larte duke thënë se nuk do të ndalet pavarësisht oponentëve të saj. Disa studente kundërshtarë të kësaj reforme u përballen me kryeministrin në dyert e universitetit, ku e priten me pankarta dhe thirrje kundër Ministrisë së Arsimit dhe ligjit të arsimit të lartë./ TV KLAN

Recommended