Report TV - Durrës, Shoqëria Civile tjetër protestë te projekti i Veliera-s

  • 7 years ago
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar edhe sot te projekti Veliera në Durrës.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndërprerjen e punimeve për shkak se dëmtohen vlerat arkeologjie të Durrësit të lashtë.

Edhe pse ka një vendim të Gjykatës Administrative e cila përcakton sipërfaqen ku punimet duhen pezulluar për t'i lënë hapësirë arkeologeve të studiojnë rrënojat e gjetura, protestuesit kërkojnë bllokimin e punimeve në të gjithë hapësirën mbi rrugë.

Pjesëmarrësit në protestën që u zhvillua pranë Torres Veneciane deklaruan se nuk do të rreshtin së kërkuari në dyert e drejtësisë bllokimin e punimeve.

Ata thanë se i kanë kërkuar një përmbaruesi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative që sipas tyre është shkelur.