Ora News – Masakra e Çoles, përfundimisht 35 vjet burg për Aleskandër Llanaj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë nuk ndryshon dënimin por lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Të Vlorës për Aleksandër Llanaj, i akuzuar si autori kryesor i masakrës së Çoles të ndodhur në prill të 2015.
I njëjti vendim u dha dhe për Ani Bega dhe Bertil Aliaj të akuzuar si bashkëpunëtorë.
Gjykata e Apelit kishte dënuar Llanaj me burgim të përjetshëm por meqë është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ai do të kryejë 35 vjet burg.
Vendimi, i cili u shpall në mesdite, erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm nën dyshimin e një aferë korruptive në këtë çështje pezulloi nga detyra dy prokurorët e lartë të Prokurorisë së Përgjithshme, shefen e drejtorisë gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin Artur Selmani.
Gjithçka erdhi pasi kreu i akuzës u vu në dijeni për një përmbysje të plotë të qëndrimit që prokurori Selmani kishte mbajtur në Gjykatën e Lartë ku kërkoi pushimin e akuzës së vrasjes për të akuzuarit.
Por ndërsa gjykata ishte tërhequr për vendim Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një qëndrim te dyte , duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Apelit, kerkesë që u mor parasysh edhe nga gjykata. Familjarët e viktimave, kanë vlerësuar reagimin e prokurorisë dhe të Gjykatës së Lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masakra-e-coles-gjykata-e-larte-le-ne-burg-perjete-aleskander-llanaj/

Recommended