Report TV - Basha: Nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve pa qeveri teknike

  • 7 years ago
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Fleckenstein për më shumë se një orë në selinë blu.

Në takim është diskutuar për bojkotin e PD të Kuvendit pas protestës dhe shqetësimet e PD për zgjedhjet e 18 qershorit.

"Biseduam për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi kërcënohen nga krimi dhe droga, nga korrupsioni dhe shit blerja e votës, mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, lirimi i bandave me urdhër të qeverisë.

Jemi në një situatë kolapsi dhe i vetmi qëndron në këmbë është qeveria. Në këto kushte i shpjegova vendimin që kemi marrë për një qeveri teknike, ku partitë të shpresin vullnetin për të punuar së bashku.