Nis zbatimi i projektit për Bibliotekën e Galerinë e Arteve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda një viti në qytetin e Korçës do të marrë formë projekti, i cili rikoncepton disa prej institucioneve kryesore, sa i takon shërbimit të qytetarëve, por edhe jetës artistike dhe kulturore. Bashkia e Korçës ka nisur punën për ndërtimin e Bibliotekës së Re, Galerisë së Arteve dhe ambienteve te reja për Bashkinë. Me një projekt në vlerën 370 milion lekë, tashmë në 3 godinat e përcaktuara për t?u vënë në funksion të këtyre shërbimeve, pritet te krijohet një impakt i ri pozitiv në jetën sociale e kulturore të qytetit. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe ndërtimi i Bibliotekës së Re ku fondi i çmuar i librave, do t?u ofrohet lexuesve me standarde europiane. Mësohet se investimi përfshin nje sere ndërhyrjesh, te cilat e bëjnë ketë biblioteke te ketë një qasje bashkëkohore, per sa i përket teknologjisë se librit dixhital.

Recommended