Report TV - Grabitja, Report Tv në familjen e të penduarit, babai: S’jemi të pasur

  • 7 years ago
Ndërsa Fatjon Xhyliu po bashkëpunon me drejtësinë për të zbardhur grabitjet e bujshme të parave të bankave në Qafë Kashar, prindërit e tij shprehen të bindur se djali i tyre nuk është i përfshirë në këtë krim.

Report TV ishte në Lushnjë, ku jetojnë prindërit pensionistë të Fatjon Xhyliut, në një shtëpi të thjeshtë dykatëshe në fshatin Ngurëz.

Për shkak të trajtimit mediatik të ngjarjes, Kujtim Xhyliu, babai i Fatjonit, refuzon të flasë para kamerave, por thekson se situata ekonomike e familjes dëshmon qartë se i biri nuk ka lidhje me dy grabitjet e bankës.

Kujtim Xhyliu thekson se djali i tij ka punuar me punë të ndershme dhe se nuk do t?i futej kurrë një rreziku të tille. Prindërit e Xhyliut thonë se djali i tyre mund ta ketë pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë policia.

Recommended