Report TV -Në vendin tonë 3252 fëmijë me aftësi të kufizuara,223 me mësues ndihmës

  • 7 years ago
Në vendin tonë janë 3252 fëmijë me aftësi të kufizuara këtë vit akademik në sistemin arsimor. Vetëm 223 prej tyre kanë mësues ndihmës, pra vetëm 6.85 %.

Ndërsa nxënës me sindormën down janë 114. Këto të dhëna u bënë publike në konferencën ?Kam të drejtë dhe potencial për arsimin cilësor gjithëpërfshirës?. Ndërkohë që u publikua raporti i parë kombëtar për nxënësit me sindormën down në arsim si edhe manuali i parë për mësuesit ndihmës.

Nevoja për arsimim gjithëpërfshirës i fëmijëve me aftësi të veçanta është urgjente. Për këtë minsitrja e arsimt dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi se vetëm shtimi i numrit të mësuesëve ndihmës nuk është zgjdhje.

Nga ana tjetër, zëvendësministja e Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri, thkesoi se integrimi dhe arsimi i këtyre fëmijëve është tejet i rëndësishëm.

Emanuela Zaimi, prind dhe drejtuese Down Syndrome Albania kërkoi të besohet në potencialin e fëmijëve të tyre.

Këto ditë në kopështin 31 dhe në çerdhen nr 50 do të fillojnë nga puna ?dhoma e shërbimeve mbështetëse?, ku fëmijët e aftësi të kufizuara të këtij kopshti do të kenë të gjitha kushtet dhe mjetet e duhura për të marrë shërbimet terapeutike.

Recommended