Report TV - Protesta, atmosfera në çadrat e PD këngë për Bashën e valle popullore

  • 7 years ago
Valle popullore dhe këngë për Luzim Bashën, është kjo atmosfera në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.

Të rinjtë e FRPD-së kanë nisur që prej mesditës së kësaj të shtune një protestë maratonë për zgjedhje të lira.

Gjatë mbrëmjes, tenda e FRPD u vizitua nga kryetari demokrat dhe deputetë të grupit parlamentar.

Edhe pse kushtet e motit s'kanë qenë favorizuese, atmosfera brenda çadrës duket optimiste. Protestuesit i kanë kushtuar dhe një këngë kryetarit të PD, Basha, ndërsa nuk mungojnë as ritmet e muzikës popullore.

Recommended