Shqip - Anglisht, Niveli i Tretë - Mësimi 01

  • 7 years ago
Mësime të gjuhës angleze (Shqip - Anglisht) me kohëzgjatje përafërsisht gjysëm ore.

Dëgjoni dhe përsërisni më zë të lartë para folësit anglofonë dhe sipas udhëzimeve. Mundohuni të zotëroni të paktën 80% të mësimit para se të kaloni në atë vijues.

Metoda e përsëritjes me intervale të zgjatura ndihmon nxënësit me rikujtimin, duke lehtësuar kalesën e fjalëve nga kujtesa e shkurtër tek ajo e gjatë.

Në fillim të Nivelit të Tretë do fitoni përvojë duke marrë pjesë në bisedime zyrtare e jozytare, rreth temave praktike, shoqërore si dhe ato të mjedisit të punës. Jo vetëm do formoni fjali më të gjata e më të ndërlikuara, por kryesisht do kuptoheni akoma dhe nga vëndasit që nuk kanë pasur shumë kontakt me të huajt. Duke kuptuar një pjesë më të madhe të bisedës, do merrni pjesë në të pa vështirësi dhe sidomos me vetëbesimin se do kuptoheni.

Në 10 mësimet e tjera të Nivelit të Tretë, do tregoni më tepër zotësi me gjuhën duke folur bukur e rrjedhshëm rreth temave të ndryshme. Gjatë këtyre mësimeve, do hyni më thellë në normat e situatat shoqërore dhe do ta ndjeni veten akoma më të lirë të përgjigjeni pa u menduar. Do keni gjithashtu mundësin të zgjidhni fjalë ose shprehje nga një fjalor më i pasur.

Në 10 mësimet e fundit të Nivelit të Tretë, do flismi pothuajse me rrjedhshmërinë, shkathtësin dhe theksin e një vëndasi. Do keni mundësinë të trajtoni format më delikate e më të ndërlikuara të gjuhës dhe do përdorni lidhje logjike midis strukturave të kohës të shkuar, të tashme e të ardhshme. Vetëbesimi në gjuhën dhe kulturën do rriten pasi do krijoni përvoja të reja, jo si një i huaj, por të bazuar në një botëkuptim më të thellë.

Komentet dhe sygjerimet tuaja janë të mirëpritura.

Më poshtë do gjeni listën e mësimeve për:

Nivelin e Parë
http://www.dailymotion.com/playlist/x4vmp0_ShqipAnglisht_niveli-i-pare/1#video=x565xfr

Nivelin e Dytë
http://www.dailymotion.com/playlist/x4vmka_ShqipAnglisht_niveli-i-dyte/1#video=x5jgu58