Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbërrin sot në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbërrin ne Tirane Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Vizion Plus ka mësuar se njerëzit qe do te asistojnë procesin e vettingut: Drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtare te këtij misioni, te cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria ne mbrëmje arrijnë ne Shqipëri. Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian kane firmosur tashme marrëveshjen mbi bazën e te cilës do te ndërtohet puna e ndërkombëtareve per procesin e vettingut. Mësohet se do te ketë edhe nje bord per vendimmarrjen, pjese e te cilit do jene edhe drejtoresha e zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori amerikan Donald Lu e ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Burime bëjnë te ditur se 3 anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit qe mbërrijnë sot ne Tirane, do te qëndrojnë vetëm deri ne përfundim te skanimit te kandidateve për institucionet e vettingut. Kur te ngrihet komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit këta eksperte do te largohen e do te vije grupi tjetër i vëzhguesve ndërkombëtare, te cilët do te qëndrojnë përgjatë gjithë kohës qe do te zgjasë vettingu. Puna e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit nis te premten me vlerësimin e kandidateve per institucionet qe do te bëjnë vettingun.

Recommended