Rama vizitë në Kosovë, takohet me zyrtarë të AAK-së - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Serbia kërkon nga Franca ekstradimin e Ramush Haradinajt, kryeministri Edi Rama ka dhëne nje mesazh nga Kosova. Duke besuar ne lirimin e tij, Rama paralajmëroi se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do te bashkëpunojnë per fshirjen e te gjithë urdherarresteve, qe i përkasin se shkuarës.?Unë uroj dhe besoj që procesi i Ramushit do të jetë përfundimi që ne duam. Nuk është fundi por fillimi i një pune të përbashkët i dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe na shfaqen në këto forma që na kujtojnë që e shkuara është një kërcënim për ne, por ne duhet ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme?.Këtë deklarate Rama e beri nga selia e AAK-se, pas takimit me zyrtare te kësaj force politike. Nënkryetari i AAK, Ardian Gjini e falënderoi kryeministrin Rama per përpjekjet e Shqipërisë per zgjidhjen e çështjes Haradinaj.?Faleminderit per angazhimin e treguar ne këtë situate dhe per përpjekjet per procesin e Ramush Haradinajt. Nderuat Ramushin dhe te gjithë ne.?Ish-kryeministri kosovar Haradinaj, i ndaluar ne 4 janar ne France, u lirua me kusht nga Gjykata e Colmarit pas ndalimit nga autoritetet franceze ne baze te nje urdhearresti te lëshuar nga Serbia. Ne 9 shkurt gjykata pritet te shqyrtoje dosjen e dorëzuar nga Serbia, e cila e akuzon per krime lufte.