Rrugët, shkollat e spitalet do të ndërtohen me “PPP” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria prezantoi programin më të fundit të titulluar ?Projekti një miliard euro?, i cili parashikon investimet në infrastrukturën publike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve, shkollave e spitaleve. Ky program do të rrisë punësimin si dhe të do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend, pa shtuar borxhin publik. Projekti ambicioz do të realizohet nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, çka do të thotë se qeverisa është në fazën e dhënies së koncesioneve masive.Ekzekutivi ka bërë gati listën e investimeve dhe do t?ua vërë në dispozicion kompanive të interesuara. Por ndryshe nga sa është bere deri me sot, koncesionet e reja pritet te kalojnë edhe ne parlament, nje kërkese publike kjo e aleatit te socialisteve ne qeveri, LSI.Në total për tre vitet në vijim, parashikohet të ndërtohen 150 shkolla, 10 qendra shëndetësore dhe një spital i ri rajonal në Fier si dhe disa akse rrugore. Këto investime sipas qeverisë, nuk mund të përballoheshin nga buxheti i shtetit, ndaj është menduar bashkëpunimi me privatin.

Recommended