Kaos bardheblu, tifozët konfrontohen me lojtarët, ekipi nuk stërvitet, policia ndaloi 32 tifozë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skuadra e Tiranës është futur e tëra në dhomat e zhveshjes në momentin e stërvitjes së rradhës. Fusha e stërvitjes u pushtua nga tifozët e irrituar për shkak se nuk duan që Partizani t?i zhvillojë ndeshjet e tij në stadiumin ?Selman Stermasi?.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në komisariat 32 tifozë. E gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e vendimit të djeshëm të klubit për ta lejuar Partizanin t'i luajë në stadiumin "Selman Stërmasi" ndeshjet si vendas.

Rreth 200 tifozë kanë mësyrë ne kompleksin "Skënder Halili" ku skuadra do të kryente seancën stërvitore për ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës.

Futbollistët më pas janë rikthyer në terren, ku ka pasur përplasje mes tifozëve dhe mesfushorit Gilman Lika.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kaos-bardheblu-tifozet-konfrontohen-me-lojtaret-ekipi-nuk-stervitet-policia-ndaloi-32-tifoze/

Recommended