Ora News – Fier, përfundon investimi 620 mijë Euro i Parkut të Apolonisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është përmbyllur restaurimi i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, me një fond total 620 mijë Euro të akorduara nga BE dhe Ministria e Kulturës.
Drejtori i Parkut Marin Haxhimihali, shpjegon se përveç restaurimit të Manastirit të Shën Merisë, emblembës dhe këshillit të qytetit të lashtë, është bërë dhe sistemimi i kabinës elektrike, depos së ujit dhe sistemit antizjarr. në mënyrë që të bëhet i vizitueshëm, zona e njohur si trapezeria arkeologjike.
Që nga viti 2006, vit kur është formuar Parku Kombëtar i Apolonisë dhe deri më sot janë me miliona turistë vendas dhe të huaj që kanë marrë kujtime dhe mbresa prej këtij burimi vlerash kulturore historike dhe arkeologjike. Janë mbi 25 mijë vizitorë vendas dhe të huaj që përgjatë vitit 2016 vizituan zonën arkeologjike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-investimi-620-mije-euro-i-parkut-te-apolonise/

Recommended