Ora News – Mardhëniet gjyqtarë-lojtarë, FSHF organizon takim sensibilizues me arbitra dhe kapitenë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtarët janë konsideruar gjithnjë si pjesë kryesore vendimarrëse në futboll. Polemikat në këtë sport janë provokuar në shumicën e rasteve nga vendimet e xhaketave të zeza, madje dhe kur verdiktet kanë qenë të drejta. Kampionati shqiptar në jo pak momente është përfshirë nga skena të papërshtatshme, protesta përtej kufijve dhe fyerje, megjithatë vitet e fundit sidomos në Kategorinë Superiore situata duket se është përmirësuar ndjeshëm. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një takim sensibilizues me gjyqtarë dhe kapitenë të skuadrave të superiores dhe kategorisë së parë ku u diskutua kryesisht rreth sjelljes së lojtarëve në fushë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/mardheniet-gjyqtare-lojtare-fshf-organizon-takim-sensibilizues-me-arbitra-dhe-kapitene/

Recommended