Report TV - Tiranë, po kalonte rrugën, mjeti përplas për vdekje këmbësoren

  • 7 years ago
TIRANË- Një këmbësore, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga mjeti tip "Renault".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:25 pranë shkollës "Vasil Shanto", në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re.

?75- vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjeve të marra, e ndërsa mësohet se 23- vjeçari me inicialet Sh. S. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

Recommended