Meta në SHBA, mbështetje për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen për ngritjen e dy strukturave të rëndësishme të reformës në drejtësi, që janë Byroja e Hetimit si dhe Spak-u. Ndërsa kërkojnë edhe zbatimin sa më parë të saj. Qëndrimi është bërë publik pas një takimi që kreu i kuvendit Ilir Meta, zhvilloi me ndihmës sekretarin e shtetit ambasadorin William Brownfield.William Brownfield: Në përfundim të këtij takimi me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta më duhet të them se Departamenti i Shtetit, veçanërisht zyra e forcimit të ligjit, ndjehet shumë krenare për bashkëpunimin midis dy qeverive tona, duke mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri, miratimin e ligjeve të reja apo reforma kushtetuese. Dhe ne presim bashkëpunim të mëtejshëm edhe në fazën e implementimit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim për të siguruar institucione të forta, që janë të afta të garantojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin për popullin shqiptar?.Ilir Meta: Ishte kënaqësi e veçantë për t?u ritakuar me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin William Broënfield për ta informuar atë lidhur me ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi. Jo vetëm me miratimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese, por edhe me miratimin e ligjeve të tjera kryesore dhe me vullnetin për të zbatuar sa më shpejt këtë reformë përmes ligjit për Vetting-un, por edhe përmes ngritjes së gjithë institucioneve të tjera. Njëkohësisht për ta falënderuar për vëmendjen që Departamenti i Shtetit dhe në mënyrë të veçanta zyra e Ambasadorit Brownfield i kushton mbështetjes së zbatimit të kësaj reforme. Sidomos ndihmës dhe mbështetjes për ngritjen institucioneve të reja, të Byrosë së Hetimit të Prokurorisë Speciale për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjes që i japin SHBA-të misionit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që është vendimtar për suksesin tonë të përbashkët në realizimin e kësaj reforme.Në takimin mes dy zyrtarëve, Shtetet e Bashkuara kane shprehur gatishmërinë edhe për të monitoruar nga afër zbatimin e reformës në drejtësi.

Recommended